Blinken: Ukraina ka rimarrë 50 për qind të territorit që Rusia kishte uzurpuar

23 korrik 2023 | 17:26

Ukraina ka rimarrë 50 për qind të territorit që Rusia ka uzurpuar, megjithëse kundërofensiva e Kievit do të vazhdojë për disa muaj, thotë sekretari amerikan i shtetit.

“Këto janë ende ditë relativisht të hershme të kundërofensivës”, tha Antony Blinken për CNN.

“Është e vështirë… nuk do të jetë efektive gjatë javës ose dy javëve të ardhshme”.

“Mund të zgjasë me muaj të tërë”.

Ukraina ka nisur muaj më parë kundërofensivën e saj të shumëpritur për të zmbrapsur ushtrinë ruse nga zonat e tyre.

Luftimet në Ukrainë aktualisht janë fokusuar në lindje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi bëri një debutim të jashtëzakonshëm për Inter Miamin…