Debutim spektakolar me Inter Miamin, vjen reagimi nga Messi

23 korrik 2023 | 17:20

Lionel Messi bëri një debutim të jashtëzakonshëm për Inter Miamin dje.

Ylli argjentinas shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij pas një kohe të gjatë.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” realizoi nga gjuajtja e lirë.

E tani ka ardhur edhe vet reagimi i Messit, pas ndeshjes debutuese me ekipin amerikan.

“Përpara! Ishte shumë e rëndësishme që këtë javë ta nisim me fitore për ne dhe gjithashtu për të gjithë njerëzit tanë. Dhe ne vazhdojmë…”, ka shkruar Messi në rrjetet e tij sociale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë është rritur numri i aksidenteve në komunikacion, ku…