Bllokimi i rrugëve në vendkalimin kufitar në Merdar, reagon Besnik Tahiri

28 dhjetor 2022 | 01:11

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas bllokimit të rrugëve në vendkalimin kufitar në Merdar, ku shumë bashkatdhetarë kanë mbetur të bllokuar duke mos mundur që ta shfrytëzojnë këtë pikë kufitare.

“Bllokimi i rrugëve në vendkalimin kufitar në Merdar, është edhe një dëshmi e radhës që Vuqiç, po përdorë skenare të përshkallëzimit të kalkuluar të tensioneve kundër Republikës së Kosovës. Sjelljet e Serbisë janë reflekse të përsëritura nga fundvitet 80-ta dhe fillimvitet e 90-ta. Asokohe zjarret ndizeshin në Beograd ndërsa flakët arrinin kudo në fqinjësi”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Ai ka theksuar se urgjentisht, rruga duhet të lirohet dhe bashkatdhetarët të nisen drejt shtëpive të veta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me…