Bllokohen disa minatorë në një galeri në Martanesh të Shqipërisë

11 maj 2021 | 14:21

Disa minatorë janë bllokuar në një galeri miniere në Martanesh të Shqipërisë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes ndërsa aksidenti raportohet se ka ndodhur në minierën në fshatin Thekën.

Drejt zonës janë nisur ambulanca nga Bulqiza dhe forca të Policisë.

Një telefonatë që ka mbërritur në spitalin e Bulqizës ka kërkuar ndihmë për minatorët.

Katër ambulanca dhe policia kanë shkuar drejt minierës, ku duhet të paktën dy orë rrugë,  raporton “Ora News”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, ka…