BMW po ndërton seritë 5 dhe 7 tërësisht elektrike

03 gusht 2020 | 09:30

BMW ka lajmëruar së dëshiron t’i zvogëlojë lëshimet e CO2 për së paku një të tretën deri në vitin 2030, andaj seritë 5 dhe 7 do të nisin të prodhohen si vetura tërësisht elektrike. Gjithashtu, kjo kompani ka thënë se do t’i zvogëlojë edhe lëshimet e CO2 nga fabrikat e saj për 80 për qind për secilën veturë të prodhuar. “Qëllimi ynë është që pas dhjetë vjetëve të kemi më shumë se 7 milionë vetura elektrike BMW nëpër rrugë, ndërsa dy e treta e tyre të jenë tërësisht elektrike”, ka deklaruar BMW.

Deri në fund të vitit të ardhshëm ky prodhues do të ofrojë pesë lloje të veturave elektrike, i3, i4, iX3, iNext dhe Mini Electric, dhe deri në vitin 2023 do të ketë 25 modele me rrymë, gjysma e të cilëve do të jenë tërësisht elektrike, shkruan TopGear, transmeton KOHA.

Sidoqoftë, BMW ka të bëjë me zgjedhje, andaj do të ketë në shitje vetura elektrike, hibride dhe me naftë ose benzinë. Pra, seria e ardhshme 7 e BMW-së do të prodhohet në katër variante, naftë ose benzinë, pastaj varianti naftë ose benzinë me sistem hibrid 48 voltësh, hibrid me rrymë ose elektrike të plotë. Njëjtë edhe me Seritë 5 dhe X1 që do të mund të blihen me një motor elektrik dhe bateri në vend të motorit me naftë ose benzinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Afarizmit e Kosovës ka ripërsëritur kërkesën për uljen…