Bob Dole nderohet me Medaljen e Artë të Kongresit, ia ndan Trumpi

18 janar 2018 | 19:10

Ish-Senatori, Bob Dole u nderua me Medaljen e Artë të Kongresit “për shërbimin ndaj vendit”.

Bob Dole ka qenë kandidat republikan për president në vitin 1996 dhe kryetar i shumicës republikane në Senat nga viti 1985 – 1996.

Ai është veteran i Luftës së Dytë Botërore. Në ceremoni morën pjesë Presidenti Donald Trump, Nënpresidenti Mike Pence, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, Kryetari i shumicës republikane në Senat Mitch McConnell, drejtuesja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe drejtuesi i demokratëve ne Senat Chuck Shumer.

Bob Dole njihet si mik i madh i shqiptarëve, i cili luajti rol vendimtar në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Ai e ndërmjetësoi te ish-presidenti, amerikan Bill Clinton angazhimin e SHBA-së për bombardimin e ish-Jugosllavisë e më pas te ish-presidenti Gorge Bush për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Dole është hero për shqiptarët për rolin që luajti për të mobilizuar Kongresin dhe Administratën amerikane në favor të Kosovës.

I pranishëm ishte edhe Xhim Xhema, biznesmen dhe veprimtar shqiptaro amerikan, i cili e konsideroi Dole një hero për shqiptarët.

Këtu mund ta shihni të plotë ndarjen e “Medaljes së Artë të Kongresit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i sigurisë dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin…