Ibishi: Demarkacioni dhe Gjykata Speciale duhet të tejkalohen me mendje të ftohtë dhe unitet

18 janar 19:08

Eksperti i sigurisë dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Ibishi në një intervistë për “Telegrafin”,  ka folur edhe për çështjen e Demarkacionit dhe Gjykatës Speciale.

Ibishi shtoi se këto dy çështje duhet të tejkalohen me mendje të ftohtë dhe qëndrim unik te të gjithëve.

“Sa i përket Gjykatës Speciale ne kemi ardhur para një akti të kryer, është një e keqe e jona që nuk kemi ditur ta menaxhojmë që të bëhet e gjithëpërfshirëse e jo e njëanshme. Është më mirë që të miratohet kjo e cila është se sa të kalojë në OKB”, ka thënë Ibishi.

Kurse sa i përket Demarkacionit ai ka thënë se duhet t’i vije fundi kësaj pune.

“Demarkacionit duhet t’i vijë fundi, komisioni duhet të jetë i saktë dhe të tregoj se a kemi humbur apo jo territor e jo të tregojë përralla”, u shpreh Ibishi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë…