Bogujevci kërkon hetime dhe përgjigje për rastin e 26-vjeçarit

06 maj 2020 | 15:21

Anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Saranda Bogujevci nga Lëvizja Vetëvendosje, duke ngushëlluar familjen e 26-vjeçarit që ka ndërruar jetë tragjikisht në Qendrën e Studentëve, ka kërkuar që  Prokuroria të lihet t’i bëjë hetimet pa presion.

Ajo ka thënë se në mbledhjen e këtij komisioni, të gjithë anëtarët kanë rënë dakord që kjo çështje të trajtohet me prioritet.

“Kemi qenë të fokusuar që kjo çështje të trajtohet me dinjitet dhe kemi kërkuar të gjithë njëzëri që të kryhen hetimet rreth rastit. Si rezultat ka pasur propozime të ndryshme që të kërkojmë rrethana më të detajuara nga institucionet rreth procesit të karantinës dhe jemi pajtuar si komision që t’i marrin këto të dhëna. Gjithashtu është diskutuar për mundësinë që t’i kemi disa vizita dhe të njoftohemi drejtpërdrejt me situatën”.

“Duhet të fokusohemi që të mos krijojmë dhimbje më të madhe për familjen dhe duhet ta respektojmë punën e prokurorisë dhe që mos të ndërhyjmë edhe në punën e tyre. Është një rast tejet i rëndë dhe të gjithë e kanë përjetuar rëndë, por mendoj që duhet të kemi hetime dhe të kemi përgjigje”, ka thënë ajo, raporton “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Howard Webb është një nga gjyqtarët më të njohur anglez.…