Boksierët e Kosovës sot dhe nesër garojnë në “Tarragona 2018”

26 qershor 2018 | 10:36

Kombëtarja e Kosovës në boks ka mësuar shortin para garave në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”. Në bazë të shortit të hedhur, boksierët i nisin garat sot (e martë).

Besfort Merlaku në raundin e parë takohet me italianin Raffaele di Serio në kategorinë -56 kilogramë. Violant Sylejmani u kualifikua pa luftë, ndërsa në çerekfinale takohet me francezin Sofiane Ouminha në kategorinë -60 kilogramë.

Patriot Behrami lufton me grekun Alexandro Tsanikidis, në kategorinë deri -64 kg, ndërsa Dielli Vranoci do të përballet me Francesco Magri të Italisë, në kategorinë -69 kg. Behrami, Vranoci dhe Merlaku garojnë sot nga ora 16:00, kurse Sylejmani të mërkurën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Argjentina e Lionel Messit kërkon me çdo kusht kualifikimin për…