Boksierët e rinj të Kosovës kërkojnë suksese në Evropian

12 nëntor 2020 | 11:57

Boksierët e Kosovës janë të uritur për të shënuar sukses në Kampionatin Evropian për të Rinj, i cili do të mbahet në Budva të Malit të Zi nga 12 deri më 23 nëntor.

Kosovën në Evropianin për grupmosha 17-18 vjeç në këtë eveniment do ta përfaqësojnë Luar Aliu (56kg), Çlirim Berisha (64kg) e Remzo Mustafiç (91kg), të shoqëruar nga selektori Shefki Bogujevci dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, i cili do ta ndajë drejtësinë.

Ekipi kombëtar i Kosovës nga 3 nëntori gjendet për përgatitjet përfundimtare në Durrës, ndërsa sot do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para nisjes për në Budva. Pra, “Dardanët” do ta marrin rrugën drejt Budvës nesër në mëngjes së bashku me Kombëtaren e Shqipërisë. Selektori Bogujevci është i kënaqur me formën e boksierëve dhe pret paraqitje të mirë dhe medalje nga boksierët kosovarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar sërish…