Boksieri irlandez sfidon hapur Markun: Ndeshemi ku të duash 

30 gusht 2022 | 13:51

Florian Marku më 25 gusht u përballë në “Air Albania” me boksierin meksikan, Miguen Parras të cilin e mposhti me pikë. Në këtë mënyrë boksieri shqiptarë arriti të fitonte përballë publikut të tij titullin WBA Silver për peshat e lehta.

Vetëm pak ditë pas kësaj fitoreje, Marku ka shkruar në “Twitter”: “Me kë dëshironi të luftoj tani në Angli?”. Në postimin e Markut ka komentuar boksieri Tyrone McKenna, i cili thotë: “E di përgjigjen time, s’ka rëndësi në vendlindjen time, tënden, apo në Angli”. Tashmë mbetet në dorën e Markut nëse do e pranojë ofertën e irlandezit për t’u përballur në ring në të ardhmen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Strukturat paralele u legalizuan, rroftë qeveria”. Kështu është shkruar në…