Bonucci: Duhet të jemi më të fokusuar

19 shtator 2019 | 11:46

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci pas barazimit ndaj Atletico Madridit (2-2), ka thënë se “Zonja e Vjetër” duhet të jetë më e fokusuar në ndeshjet tjera.

“Në pjesën e parë, Atletico po bënte presion, por arritëm të shënojmë dy herë. Është vështirë të pranosh dy gola. Luajtëm mirë, por duhet të jemi më të fokusuar, për shkak se kjo gjë po na ndodh shpesh. Të gjithë duhet të jemi më të koncentruar. Këtë gjë e bëmë me Napolin, por fituam tri pikë, ndërsa kësaj herë humbëm dy pikë”, ka thënë Bonucci.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nga shumë njerëz konsiderohen lojtarët…