Bora ndërpret miqësoren Vëllaznimi – Besa

26 janar 2021 | 16:28

Reshjet e borës e kanë ndërprerë ndeshjen miqësore të fazës parapërgatitore mes Vëllaznimit dhe Besës.

Skuadra kuqezi nga Gjakova ka njoftuar se ndeshja u ndërpre në minutën e 25-të kur rezultati ishte ende 0-0.

Ndërprerja e ndeshjes u bë me kërkesë të trajnerit të Besës, ndërsa lojtarët e Vëllaznimit po vazhdojnë stërvitjen aty, përkundër kushteve aspak të përshtatshme.

Paraprakisht, kjo ndeshje ishte planifikuar të zhvillohej në Pejë, por më pas u zhvendos në Shkugëz të Gjakovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka publikuar vendimet…