Bora në Slloveni arrin 40 centimetra

03 shkurt 17:29

Për shkak të borës së madhe që e goditi dje Slloveninë, erdhi te bllokimi i trafikut dhe një sër aksidentesh.

Policia në një pjesë të rrugëve e ka ndaluar lëvizjen e kamionëve, kurse shoferët po këshillohen që ta kontrollojnë shpejtësinë, dhe të planifikojnë kohën e udhëtimit. Bora e lagësht që mbeti nëpër rrugë ka shkaktuar shumë aksidente trafiku. Meteorologët kanë parashikuar se reshjet e dëborës do të vazhdojnë deri nesër në mëngjes, duke arritur deri në 40cm, në vendet e ulëta rajonin malor 70cm. Jo shumë larg nga Lubjana, këtë mëngjes, një cisternë që transportonte oksigjen të lëngët, u rrotullua, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut për disa orë.

Një anije turistike u përmbys në Bled, e cila mbajti pasagjerë nga bregu në ishull. Nga aksidenti një numër i njerëzve kanë rënë në ujë të ftohët, por e gjitha u kalua pa asnjë pasojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vërshimeve në Deçan që erdhën si pasojë e shiut,…