Bordi i drejtorëve të komunës së Mitrovicës kundërshton ndarjen e Kosovës

23 korrik 2018 | 12:24

Në mbledhjen e rregullt të bordit të drejtorëve të komunës së Mitrovicës, drejtuar nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, është biseduar për kundërshtimin e tendencave për ndarjen e Kosovës të shfaqura kohëve të fundit për ndarjen e Mitrovicës dhe Kosovës.

“Duhet të ketë mbarëvajtje normale dhe të qytetëruar e të qetë në mënyrë që pjesëmarrësit në takim të kenë mundësi të shfaqin mendimin e tyre dhe të japin propozimet e tyre konkrete lidhur me këtë çështje”, është thënë në këtë takim.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka ftuar përfaqësuesit e institucioneve, përfaqësuesit e subjekteve politike, përfaqësuesit e OJQ-ve, të asociacioneve të tjera, përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe institucioneve të tjera që të merren qëndrime të qarta se si duhet vepruar lidhur me këtë çështje me interes jetik për Mitrovicën, e Kosovën dhe për qytetarët në përgjithësi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është realizuar performanca publike “Drunj të pastër” e cila…