Bordi i Postës së Kosovës emëron dy zyrtarë në pozita të larta drejtuese

14 gusht 2020 | 15:56

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka pranuar dorëheqjen e dy zyrtarëve të lartë, atë të ushtruesit të detyrë së kryeshefit ekzekutiv, Salih Morina dhe të zyrtarit kryesor financiar, Enver Govori.

Me këtë rast, ky bord në këto pozita ka emëruar Vjollca Shala-Mulajn dhe fadil Brestovcin.

“Për kontributin e jashtëzakonshëm të z. Morina dhe z. Govori, Bordi i përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës, u shpreh falënderime për gjithë punën e tyre të gjertanishme në këto pozita të larta zyrtare në Postën e Kosovës. Bordi i përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës, sot vendosi që në pozitën e u.d të kryeshefit ekzekutiv, emëroi znj. Vjollca Shala – Mulajn, ndërsa në pozitën e zyrtarit kryesor financiar dhe të thesarit, si ushtrues detyre, emëroi z. Fadil Brestovci”, ka njoftuar Posta e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E kan prodhuar laboratorët rus, por shumtë doktor rusë nuk…