Borell: Ballkani Perëndimor është prioritet kyç për BE-në

18 maj 2021 | 21:33

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka informuar se ka pritur gjatë ditës së sotme, gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Borell shprehet se ky ishte një takim informal me liderët e Ballkanit.

“Sot kam pritur 6 liderët e Ballkanit Perëndimor. Ky është një takim informal me liderët e Ballkanit”, tha Borell.

Numri një i diplomacisë së BE-së shtoi se takimi na jep mundësinë, që të flitet më shumë për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Borell vlerësoi se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi kyçe për vetë BE-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë para mediave se darka…