Borell publikon video para nisjes së darkës me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Përendimor

18 maj 2021 | 21:42

Shefi i diplomacisë së BE-së, Joseg Borell ka publikuar një video para nisjes së darkës me krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë më herë Borell ka thënë se do t’i mirëpres gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo është tradita që të diskutohet për regjionin me regjionin”, ka thënë Borrell.

“Kjo është një mbledhje formale, ku mund të diskutojmë formalisht lidhur me tema strategjike dhe sfiduese për Evropën dhe regjionin e Ballkanit”, ka thënë Borrell.

“Ne konsiderojmë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë një nga prioritet më të larta të Bashkimit Evropian”, shtoi Borrell.

Numri një i diplomacisë së BE-së shtoi se takimi na jep mundësinë, që të flasim më shumë për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Në takim do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryesuesi i radhës i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës Millorad Dodik.

Borell vlerësoi se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi kyçe për vetë BE-në. Reporteri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mimoza Kusari-Lila ka thënë se nuk mund të jetë Shefe…