Boris Johnson fiton zgjedhjet në Britani

13 dhjetor 2019 | 08:45

Partia Konservatore e kryeministrit britanik, Boris Johnson, udhëheq bindshëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 362 deputetë, tregojnë rezultatet paraprake që i publikoi BBC, në bashkëpunim me ITV-në dhe Sky News-in.

Kjo do të thotë se Konservatorët kanë 36 deputetë më shumë se shumica e nevojshme prej 326 ligjvënësish për të formuar qeverinë.

Zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar u mbajtën të enjten.

Sipas rezultateve paraprake, Partia Laburiste siguroi 199 deputetë, Partia Kombëtare e Skocisë 52 dhe Liberal-Demokratët 13.

Johnson tha se partia e tij ka siguruar mandat të fuqishëm për të përfunduar Brexit-in, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

“Jo vetëm kaq, por edhe ta bashkojmë vendin dhe ta çojmë përpara”, ka deklaruar Johnson.

“Mendoj se këto janë zgjedhje historike që na japin mundësinë të respektojmë vullnetin e qytetarëve, ta ndryshojmë këtë vend për më mirë dhe të hapim potencialin e të gjithë qytetarëve të tij”, ka thënë Johnson.

Përmes një postimi në “Twitter”, ai i falënderoi qytetarët britanikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti, Milaim Zeka, ka thënë në emisionin DPT te Fidani…