Borrelli: BE-ja do të angazhojë përfaqësues special për dialogun Kosovë-Serbi
31 janar 2020
| 16:38
Kryediplomati i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka thënë se BE-ja duhet të përfshihet më shumë si një ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi dhe do të angazhojë një përfaqësues special për dialog.
Pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Beograd, Borrelli ka thënë se lëvizja drejt BE-së do të kërkonte punë të vazhdueshme për normalizimin gjithëpërfshirës me Kosovën.
Ai ka thënë se personalisht është i përkushtuar për të ndërmjetësuar këtë dialog, raporton “Danas”.
“Nuk varet nga ne të vendosim se cili do të jetë rezultati specifik. Kjo do të vendoset nga Kosova dhe Serbia. Por ne duhet të jemi më të përfshirë në ndërmjetësimin e këtyre bisedimeve”, ka thënë ai.



