Borrelli fton Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel për planin franko-gjerman

24 nëntor 2022 | 15:12

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE) për punë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, ka thënë se emisari i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, është duke punuar “ditë e natë” për të avancuar takimet në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Stano, në një konferencë për media, ka thënë se Kurti dhe Vuçiqi janë ftuar në Bruksel për të diskutuar edhe për propozimin e BE-së të mbështetur nga Franca dhe Gjermania, apo atë që deri më tani është njohur si propozimi franko-gjerman.

“Puna vazhdon në disa nivele. Përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, po punon shumë, ditë e natë, për t’i avancuar këto (diskutime). Përfaqësuesi i Lartë i fton dy liderët, kryeministrin e Kosovës, presidentin e Serbisë, të vijnë në Bruksel shpejt për të vazhduar punën pas marrëveshjes që u arrit dhe të nisin diskutimet mbi çështjen kryesore, dhe çështja kryesore është normalizimi i raporteve bazuar në propozimin e lehtësuesve të BE-së”, ka thënë i Stano.

Në fund, ai ka thënë se kurdo që të ketë zhvillime tjera, do ta njoftojnë opinionin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moska zyrtare  ka bërë me dije se i ka lëshuar…