Borxhi global në nivel rekord

05 janar 2018 | 21:56

Borxhi global është rritur në një nivel rekord të lartë prej 233 trilionë dollarë në tremujorin e tretë 2017, raporton Instituti i Financave Ndërkombëtare.

Megjithatë, rritja e fortë ekonomike ka sjellë rënien e borxhit në raport me Produktin e Brendshëm Bruto.

Institucioni me seli në Washington, deklaroi se ndërkohë që borxhi total është rritur me 16 trilionë dollarë në tremujorin e tretë me bazë vjetore, raporti i borxhit ndaj Produktit të Brendshëm Bruto ka rënë për 4 tremujorë radhazi, ndërkohë që ekonomia globale është rritur.

Ky raport qëndron tani në 318%, 3% poshtë nivelit rekord të shënuar në 2016-ën. Borxhi përshin atë të ekonomive familjare, Qeverive si dhe sektorëve financiare e koorporativ.

Kina mban pjesën më të madhe të borxhit të ri në tregjet në zhvillim. Megjithatë, ritmi i akumulimit është ngadalësuar, ndërkohë që vitin e kaluar ka patur rritje me vetëm 2% në 294% në raport me PBB.

Në periudhën 2012-2016, borxhi i Kinës është rritur me një normë mesatare vjetore prej 17%.

Megjithatë, borxhi mund të kufizojë bankat qendrore në rritjen e normave të interesit, prej shqetësimeve në lidhje me kapacitetin e shërbimit të borxhit nga firmat dhe disa Qeveri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj së bashku me ministrin e…