Bostoni dhe Minnesota komandojnë Konferencat përkatëse, fitojnë Lakersat dhe Miami

14 shkurt 2024 | 11:59

Fitorja e pestë radhazi për Boston Celtics, që mbron kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes, pas triumfit me rezultat 118-110 ndaj Brooklynit.

Tatum me 41 pikë ishte më i miri në fushë për miqtë. Fiton edhe ekipi i Lakersve, që mundi me rezultat 125-111 Detroitin dhe qëndron në zonën “play-out”.

Të gjithë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Russell me 21 pikë e Davis me 20. Zhgënjen Milwaukee, që në fushën e tij u mund me rezultat 123-97 nga Miami. Joviq me 24 pikë e Robinson me 23 bënë diferencën për ekipin nga Florida.

Minnesota nuk lëshon kreun në Perëndim, duke mundur me rezultat 121-109 Portlandin, ndeshje ku u dallua Edwards me 41 pikë.

Rezultatet

Brooklyn – Boston            110-118
Orlando – Oklahoma        113-127
Milwaukee – Miami          97-123

Phoenix – Sacramento     130-125
Portland – Minnesota       109-121
Lakers – Detroit                125-111

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni Policor në Klinë, më 13…