Arrestohen tre shtetas të Serbisë në Klinë, dyshohen për mashtrim

14 shkurt 2024 | 11:56

Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni Policor në Klinë, më 13 shkurt rreth orës 08:30 është njoftuar nga ankuesi i cili ka paraqitur rastin që kishte të bënte me vepër penale mashtrim, me ç’rast disa persona në emër të vëllait të ankuesit kanë pasur për qëllim për të pranuar një shumë të hollave nga një anëtar i një organizate humanitare me seli në Zvicër, të cilët me herët kishin grumbulluar një shumë të parave për ta ndihmuar vëllanë e ankuesit i cili është i burgosur në Serbi.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të hetimeve me të pranuar informatën në koordinim të ngushtë me Prokurorin e shtetit, të mbështetur nga njësitet tjera policore kanë ndërmarra veprime hetimore dhe kanë arritur që në një lokal në Klinë të arrestojnë në flagrancë tre persona të dyshuar shtetas të Republikës së Serbisë; L. A. i lindur me 1987 shtetas i R. Serbisë, R. H. i lindur me 1974 shtetas i R. Serbisë dhe I. H. i lindur me 1975 shtetas i R. Serbisë.

Pas intervistimit të të dyshuarve në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kamion është përplasur me disa automjete pasagjerësh në provincën…