Bostoni fiton dhe mbron kreun në Lindje, Miami në krizë, triumfojnë Denveri dhe Lakersat

22 janar 2024 | 12:09

Kampionët e Denverit fituan me rezultat 113-104 ndaj Washington dhe i afrohen gjithnjë e më shumë kreut të renditjes në Perëndim. Ndeshje e kontrolluar nga lojtarët e Nuggets, ku u dallua Nikola Jokiq, autor i 42 pikëve dhe 12 rebound.

Rikthehet te fitorja ekipi i Lakersve, që mundi me shifrat 134-110 Portlandin. Russell me 34 pikë e James me 28 pikë ishin dy më të mirët për Lakersat. Fiton edhe ekipi tjetër i Los Anxhelos, ai i Clippersave, që mundi me shifrat 125-114 Brooklynin. Harden me 24 pikë e Westbrook me 23 u dalluan për vendasit.

Humbja e tretë radhazi për Miamin, që u mund me rezultat 105-87 nga Orlando në derbin e Florida. Të gjithë titullarët e Orlandos realizuan mbi 10 pikë. Bostoni konsolidon kreun e renditjes në Lindje, shkëputur ndjeshëm nga rivalët, pas fitores me rezultat 116-107 në fushën e Houstonin. Për Celtics u dallua Porzingis, autor i 32 pikëve.

Rezultatet

Clippers – Brooklyn         125-114
Orlando – Miami              105-87
Washington – Denver      104-113
Houston – Boston             107-116
Phoenix – Indiana             117-110
Lakers – Portland              134-110

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënshkrimi i peticioneve, i cili do të hapte rrugën për…