Bostoni triumfon edhe ndaj Detroitit

12 dhjetor 2017 | 09:43

Bostoni vijon të dominojë në Konferencën e Lindjes, pas fitores 91-81 ndaj Detroitit, një ndeshje e dominuar nga basketbollistët miq, që korrën suksesin e 24-t sezonal në NBA.

Një lojë e mirë kolektive e skuadrës së Celticsit, ku u dalluan Horfordi me 18 pikë e Irvingu me 16. Një ndeshje spektakolare ajo që nxori fitues ekipin e New Orleansit, që mposhti 131-124 Philadelphian, dy skuadra që synojnë zonën e “play-off”-it. Holiday realizoi 34 pikë, Davisi 29 dhe Cousins 23 pikë, një trio që bëri diferencën në parket, duke i bërë të pavlefshme 55 pikët e dyshes Reddick-Simmons.

Pas kohës shtesë triumfon Indiana, që mundi 126-116 Denverin, suksesi i 17 në kampionat, ku diferencën e bëri Oladipo, në një mbrëmje magjike, autor i 47 pikëve.

Fiton edhe skuadra e Torontos, që mundi 102-87 Sacramenton, ndeshje e dominuar nga basketbollistët e ekipit kanadez, me DeRozan që realizoi 25 pikë, mbështetur edhe nga Ibaka me 20. Minnesota mposhti 97-92 Dallasin, ndeshje me rivalitet deri në fund, ku u dallua dyshja Twons-Butler, që së bashku realizuan 50 pikë. Fiton edhe New Yorku, 111-107 ndaj Atlantës, ndeshje ku diferencën e bëri Porzingis, autor i 30 pikëve.

Rezultatet: Sacramento – Toronto 87-102, Detroit – Boston 81-91, Indiana – Denver 126-116, Minnesota – Dallas 97-92, New Orleans – Philadelphia 131-124, New York – Atlanta 111-107.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Betim Haxhimusa për “Epokën e re” ka thënë se pikët…