Bota gaboi, imitoi reagimin totalitar kinez ndaj koronavirusit

29 mars 2020 | 10:12

Blerim Latifi, profesor në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se vendet totalitare janë të prirura për të marrë masa ekstreme për të luftuar dukuri negative.

Latifi, në një vrojtim publikuar në “Facebook”, ka thënë se shteti i tillë është Kina ku, sipas tij, i gjithë vendi u vetizolua për shkak të shpërthimit të pandemisë koronavirus. E pikërisht për këtë, Latifi ka thënë se pas përfundimit të pandemisë bota do ta marrë vesh katastrofën ekonomike.

Shkrimi i tij:

Kina është shtet me traditë totalitare dhe vendet totalitare janë të prirura të marrin masa ekstreme sa hapë e mbyll sytë. Kështu ndodhi edhe me koronavirusin: me të shpërthyer epidemia, i gjithë populli në izolim. Pjesa tjetër e botës thjesht ndoqi modelin totalitar të Kinës, pa llogaritur fare koston ekonomike të këtij modeli. E dëgjova një intervistë të ministrit izraelit të Mbrojtjes që kritikonte pikërisht këtë model, duke thënë se izolimi duhej bërë vetëm për të moshuarit, të cilët janë “targeti” absolut i koronavirusit. Vetëm pasi të kalojë pandemia bota do ta marrë vesh katastrofën ekonomike të shkaktuar nga imitimi i reagimit totalitar kinez ndaj koronavirusit. Dhe ajo katastrofë do të shërbejë si katalizator i shpërthimit të pasioneve agresive politike, sidomos në shtetet me stabilitet të paqëndrueshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fundi i dimrit është tradicionalisht një kohë për të festuar.…