Botërori kinez ‘pushtohet’ nga NBA-ja

30 gusht 2019 | 17:09

Të shtunën do të nisë Botërori i Basketbollit për Meshkuj, turne ku marrin pjesë 32 skuadrat më të mira.

Ajo që bie në sy është se 56 basketbollistë që do të luajnë në këtë ngjarje, e cila do të zhvillohet në Kinë (31 gusht-15 shtator), aktivizohen në NBA. Përveç 12 lojtarëve të kombëtares amerikane, pothuajse çdo ekip që është kualifikuar në Botëror ka të paktën nga një lojtar. Janë 16 kombëtare të tjera pjesëmarrëse në botëror që kanë lojtarë që aktivizohen në skuadrat e NBA-së.

Sipas statistikave, ekipi i NBA-së që ka më shumë lojtarë në Botëror është ai i Boston Celtics, me 6 përfaqësues. Më pas vjen Milwaukee Bucks me 5 lojtarë dhe Memphis Grizzlies dhe Orlando Magic me nga 4 lojtarë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
31 gusht 2019 Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit…