Botohen hartat turistike të Prizrenit

09 shtator 2019 | 17:56

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ka botuar hartat turistike të qytetit të Prizrenit të cilat tashmë janë shpërndarë dhe mund të gjenden në qendrat informuese për turistë dhe në të gjitha agjencitë turistike, hotelet, motelet dhe hostelet e ndryshme që operojnë në Prizren e më gjerë.

“Harta turistike në anën e përparme përmban hartën në formë të ilustruar të qendrës historike të qytetit, me anë të së cilës mund të bëhet orientimi i lehtë për gjetjen e monumenteve kryesore të trashëgimisë kulturore, ndërsa në anën e prapme gjendet harta e tërë territorit të komunës si mjet orientues për destinacionet turistike në zonat jourbane të komunës si dhe shënimet lidhur me kulturën dhe traditën e Prizrenit”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

Sipas kësaj komune, botimi i hartave turistike është bërë në gjuhën shqipe, angleze, turke dhe boshnjake.

Këto harta do të jenë falas dhe do t’u shërbejnë turistëve për orientim më të lehtë derisa vizitojnë qytetin e Prizrenit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Drejtorëve në Komunën e Malishevës ka mbajtur të…