Bottas, Hamiltonit: Kurrë nuk është vonë të luftosh për titull

29 shtator 2020 | 17:42

Valtteri Bottas korri suksesin e dytë sezonal me makinën e Mercedesit, teksa triumfoi në garën e Çmimit të Madh të Rusisë në Formula 1.

Një paraqitje e mirë e finlandezit, që përtoi edhe nga penalizmi që mori shoku i tij i skuadrës Lewis Hamilton (i treti), për ta ngushtuar diferencën në renditjen e përgjithshme. Tashmë Hamiltoni kryeson me 205 pikë, ndërsa Bottasi ndodhet i dyti me 161 pikë. Pra 44 pikë më pak, por botërori është ende i gjatë.

“Kishte kaluar mjaft kohë nga fitorja e fundit, por e di që nëse do të kem mundësi do të arrij të fitoj sërish. Jo vetëm një garë, por disa të tilla dhe, pse jo, titullin kampion. E vetmja gjë që duhet të bëj është të ruaj qetësinë, përqendrimin dhe të pilotoj sa më shpejt të mundem. Nuk do të dorëzohem deri në fund, pasi nuk i duhet asnjëherë. Nuk është kurrë vonë të duelosh për titullin”, ka thënë Bottas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me nënkryetarin…