Bottas: Vetëm unë mund ta mposht Hamiltonin

20 gusht 2019 | 10:55

Botërori 2019 i Formula 1 është me pushimet verore dhe sezoni do të vijojë më 1 shtator në Belgjikë, në pistën e SPA.

Lewis Hamilton, kryesues i botërorit, ka 62 pikë avantazh ndaj shokut të tij të skuadrës së Mercedesit, Valtteri Bottas. Gjithsesi, ky i fundit shprehet se është i vetmi që mund të duelojë me britanikun për titullin kampion bote.

“Jemi vetëm në mesin e sezonit dhe gjithçka mund të ndodhë. Të dy pilotojmë të njëjtën makinë. Personalisht jam i përqendruar te puna ime dhe po shoh mundësinë se si ta rikuperoj këtë disavantazh”, ka thënë Bottas për “racingnews365”.

“Ky botëror do të jetë një duel mes meje dhe Hamiltonit deri në fund. Unë jam i vetmi që mund ta ndal atë. Gara e fundit në Hungari nuk ka për t’i prishur aspak planet e mia”, ka shtuar Bottas, që në garën e fundit u klasifikua i teti, duke humbur mjaft terren karshi Hamiltonit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell. Temperatura…