Bournemouthi shkarkon trajnerin

30 gusht 2022 | 12:13

Në javën e kaluar, Liverpooli shkatërroi me 9 gola skuadrën e Bournemouthit. Një rezultat i thellë nga të besuarit e Jurgen Klopp, të cilët nxorën kështu “mllefin’ e ndeshjeve të para të Premier Ligë ku nuk ia kishin dalë të siguronin fitoren në katër ndeshje.

Tri ditë pas kësaj humbje skuadra e Bournemouth ka marrë masa dhe ai që e ka pësuar është trajneri, Scott Parker.

41-vjeçari është shkarkuar zyrtarisht pas kësaj disfate në “Anfield”, me lajmin që e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale, ndërsa bëhet e ditur  se përkohësisht vendin e teknikut do ta zërë Geri o’Nill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisur nga rasti i fundit i dhunimit seksual të të…