Brad Waldow, MVP në xhiron e tetë

31 tetor 2022 | 15:46

Peja ka vazhduar serinë pozitive, duke regjistruar fitoren e tetë nga tetë ndeshje të zhvilluara në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Te pejanët indeksin më të lartë e kishte qendra, Brad Waldow, 25. Waldow ndaj Sigal Prishtinës kishte 12 pikë e 12 kërcime, duke kontribuar edhe me tri asistime, ndërsa si zakonisht ndihmë të madhe ka dhënë edhe  Rodney Purvis me 20 pikë, tri kërcime dhe katër asistime.

Bashkimi shënoi fitore të rëndësishme, duke mundur Vëllaznimin në udhëtim. Fantastik ishte Fisnik Rugova me 20 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime, duke regjistruar paraqitjen më të mirë në këtë edicion.

Golden Eagle Ylli shënoi fitore bindëse ndaj Rahovecit me 50 pikë dallim, ku u dalluan Rashun Davis me 21 pikë, dy kërcime e tetë asistime dhe Henrik Sirko me 20 pikë, tre kërcime dhe pesë asistime.

Top 5

Brad Waldow (Peja) 12 pikë, 12 kërcime, 3 asistime
Rodney Purvis (Peja) 20 pikë, 3 kërcime, 4 asistime
Fisnik Rugova (Bashkimi) 20 pikë, 8 kërcime, 3 asistime
Rashun Davis (Golden Eagle Ylli) 21 pikë, 2 kërcime, 8 asistime
Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 20 pikë, 3 kërcime, 5 asistime

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do t’i takojë presidentët e…