Brahimaj për Specialen: Nëse emrat janë të vërtetë, kemi të bëjmë me një gjykatë politike

25 dhjetor 2017 | 20:18

Sot në media janë përmendur disa emra për të cilët po flitet se mund të jenë të akuzuarit e parë të Gjykatës Speciale. Ku për këtë, aktakuzat e para mund të fillojnë të ngrihen pas 17 shkurtit.

Lista e këtyre emrave ka në përbërje anëtarë të disa subjekteve politike në Kosovë.

Njëri ndër ta i përfolur është ish – anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK së, Lahi Brahimaj që ishte i akuzuar nga Tribunali i Hagës.

I njëjti aktualisht është anëtarë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Brahimaj për “Indeksonline” ka komentuar publikimin e këtyre emrave. Sipas tij, një gjë e tillë mundet me qenë e vërtetë, por atëherë është vetëm gjykatë politike për interesa të Serbisë.

Ai thotë se personat që i bëjnë këta emra janë në bashkëpunim direkt me Serbinë dhe me Gjykatën.

“Ai njeri që e din kush është i akuzuari, a është Hashim Thaçi a është filani, atëherë ajo gjykatë është politike nuk është gjykatë juridike. Në qoftë se prokuroria ka bërë hetim ndaj një x personit e njëjta prokurori ja qon një gjykate me e nënshkru në bazë të fakteve. Do të thotë publikisht, nuk ka një person që e din se cili është i akuzuari por mundet me dit cili është i dyshuari por jo edhe i akuzuari. Në momentin që dihen emrat saktë se kush është i akuzuari atëherë ajo është gjykatë politike, sepse një prokurori e mirë bënë hetime ndaj personave të dyshuar i qon provat para një gjykate dhe ajo në bazë të argumenteve e nënshkruan një aktakuzë të këtyre personave andaj ndodhë që personat mundet me u shpallë të pafajshëm”, është shprehur Brahimaj për “Indeksonline”.

Më tej, ish – deputeti i AAK-së ka treguar edhe një rast konkret që ka të bëjë me këtë të fundit.

Ai ka përmendur aktakuzën e ngritur nga Haga për të akuzuarit Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balajn.

Brahimaj tregon se pasi kanë kryer procedurën janë shpallur të pafajshëm.

“Rasti konkret personalisht për mu kur ka qenë dyshimi i lidhur me neve në Hagë kur ka hetime për sa vite dhe ka pasur plotë persona të dyshuar për një gjykate juridike ka marrë vendim me ngritë një aktakuzë ndaj z.Haradinaj , Brahimaj dhe Balajt por jo ndaj 100 personave që u konkretun dhe në fund na konkretisht jem vetëdorëzu kemi bashkëpunuar në formën më të mirë të UÇK-së dhe jemi shpallur të pafajshëm, ai person që i dinë emrat e akuzuarve ajo është vetëm gjykatë politike pra nuk është juridike”, ka thënë ai.

Në fund, Brahimaj ka porositur mediat shqiptare se publikimi i emrave për të akuzuarit do të thotë se është gjykatë politike e jo juridike.

“Vetëm e vetëm në mediat shqiptare ose kosovare dihet saktë kush është i akuzuari dhe jo i dyshuari. Unë kam lexuar që një vit lloj-lloj emra, do të thotë në qoftë se njerëzit e din se kush është i akuzuari atëherë ajo është gjykatë politike, jo juridike”, ka përfunduar Brahimaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga…