Brahimaj uron veteranët e UÇK-së: Ju jeni heronjtë e kombit shqiptar

30 dhjetor 2022 | 12:58

Ish-anëtari i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lahi Brahimaj, ka uruar veteranët e UÇK-së me rastin e ditës së tyre.

Brahimaj ka thënë se veteranët e UÇK-së janë heronjtë e vërtetë të kombit shqiptar.

“Të dashur bashkëluftëtarë, në Ditën e Veteranit, përulemi para sakrificës dhe trimërisë tuaj gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Përkushtimi juaj për çështjen e lirisë së vendit, luajti një rol vendimtar në formësimin e së ardhmes së kombit tonë. Faleminderit për shërbimin tuaj dhe që jeni një frymëzim i tillë për brezat. Ju jeni heronj të vërtetë dhe kombi shqiptar është përjetësisht mirënjohës për gjithçka që keni bërë për Kosovën. Ju uroj gjithë të mirat në këtë ditë dhe çdo ditë”, ka shkruar Brahimaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja mes dy banorëve të Big Brother Vip Kosova, Getinjo…