Braktisi familjen për refugjaten ukrainase që e njihte prej 10 ditësh, ish-gruaja i bënë të papriturën britanikut

14 korrik 2022 | 12:37

Një britaniku, i cili braktisi familjen për t’u arratisur me një refugjate ukrainase vetëm 10 ditë pasi ajo u transferua në shtëpinë e tij, i është ndaluar që t’i afrohet ish-bashkëshortes.

Antony Garnett është urdhëruar që të mos kontaktojë 28-vjeçaren, Lorna, nëna e dy vajzave të tyre. Kjo për shkak se ajo e çoi atë në gjykatë, duke pretenduar se ai i dërgonte tekste abuzive.

Mediat britanike shkruajnë se 29-vjeçari u paralajmërua gjithashtu që të mos shkonte 100 metra nga shtëpia që çifti ndante në Bradford, përpara se të largohej me 22-vjeçaren, Soffia Karkadym.

Por jo vetëm kaq, pasi atij i është ndaluar që ta telefonojë, t’i dërgojë mesazhe apo email ish-gruas. Gjithashtu nuk duhet as ta kontaktojë përmes mediave sociale.

Tony ka rënë dakord me këtë vendin dhe më vonë është shprehur: “Nëse e ndihmon atë të flejë natën, atëherë kështu qoftë”.

“Unë e di të vërtetën. Nuk kam bërë asgjë të keqe. Nuk u paraqita me një avokat sepse nuk kam asgjë për të mbrojtur. Mjerisht, ky po kthehet në një episod të Jeremy Kyle”, ka thënë 29-vjeçrai.

Sipas mediave britanike, çifti nuk është i martuar, por Lorna mban mbiemrin e Tony-t. Edhe ajo ka rënë dakord që të mos bëjë më postime “përçmuese” për të në rrjetet sociale dhe të heqë ato të mëparshmet.

“Nuk dua të bëj asgjë me të. Unë thjesht dua që ai të më lërë vetëm”, ka thënë nëna e dy fëmijëve.

Braktisi familjen për refugjaten ukrainase që e njihte prej 10

Ndërkohë kujtojmë se Tony dhe refugjatja ukrainase kanë në planet e tyre një dasmë. Madje e reja ka shprehur dëshirën që të kenë fëmijë dhe të krijojnë familjen e tyre.

Braktisi familjen për refugjaten ukrainase që e njihte prej 10Braktisi familjen për refugjaten ukrainase që e njihte prej 10

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një operacion të realizuar mbrëmë në Pejë, hetuesit e…