Brawn: Kampioni mund të shpallet edhe me tetë gara në Formula 1

05 qershor 2020 | 13:14

“Në teori, tetë garat e programuara deri më tani në Evropë, mund të mjaftojnë për të shpallur kampionin e botës për këtë sezon në Formula 1”. Ka qenë kjo deklarata surprizë e Ross Brawn, drejtorit sportiv të Formula 1 për “Autosport”.

“Nuk ishte e lehtë të programoje këto 8 gara të para në Evropë, pasi 2-3 javë më parë kjo gjë dukej e pamundur. Gjithsesi, tani kemi një kalendar”, ka thënë Brawn, raporton “Telesport”.

Në lidhje me mundësinë për të shtuar gara të tjera në botëror, Brawn ka deklaruar: “Situata ndryshon shumë shpesh edhe pse po përmirësohet. Ka shtete ku ne duam të garojmë, por situata është ende problematike, si Meksika apo Brazili. Kemi shumë opsione në tavolinë pas 6 shtatorit, mendoj se mund të ndërtojmë një kalendar të mirë dhe të bëjmë një sezon të denjë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, në mbledhjen e sotme të…