Brazili raporton edhe 623 vdekje të reja nga Covid-19

02 qershor 2020 | 10:29

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Brazil, me 623 vdekjet e reja numri i viktimave ka arritur në 29.937, ndërsa me 12.247 raste të reja ka arritur në 526.447 numri i rasteve të konfirmuara.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, thuhet se Brazili nga pikëpamja e numrit të rasteve dhe viktimave lidhur me virusin është vendi më i prekur në Amerikën Latine dhe vendi i 2-të në botë pas SHBA-së për nga numri i rasteve.

– Meksikë, 237 vdekje në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Meksikë, me 237 vdekjet e reja numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 10.167, ndërsa me 2.771 raste të reja ka arritur në 93.435 numri i rasteve.

Numri i vdekjeve ditore nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, kurse vdekja e parë lidhur me virusin më 19 mars. (AA)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet lokale në Stamboll kanë vendosur pas dy muajsh izolim…