Stambolli hap Pazarin e Madh, vizitorët do të jenë të limituar

02 qershor 2020 | 10:23

Autoritetet lokale në Stamboll kanë vendosur pas dy muajsh izolim të rihapin Pazarin e Madh, i njohur si një nga tregjet më të mëdhenj dhe të njohur të qytetit.

Tregu 500 vjeçar është i mbushur me qindra dyqane të cilat e bëjnë të pamundur menaxhimin e distancimit social, i cili është një nga kushtet kryesore për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Vizitorëve të tij do t’iu matet temperatura dhe do të jenë të detyruar të kenë maska. Gjithashtu edhe numri i vizitorëve do të jetë i limituar. Zakonisht në ditë normale Pazari i Madh vizitohet nga 150 mijë persona.

Turqia ka nisur lehtësimin e masave kundër koronavirusit prej disa ditësh. Autoritetet kanë hapur parqet, plazhet, libraritë dhe muzetë, ndërsa lokalet dhe klubet e natës vijojnë të qëndrojnë të mbyllura. Që nga nisja e pandemisë në vend raportohen 4500 viktima të lidhura me koronavirusin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje prej sot me fillim në ora 10:00 deri…