Peticioni i Vetëvendosjes tashmë mund të nënshkruhet edhe në sheshe

02 qershor 2020 | 10:20

Lëvizja Vetëvendosje prej sot me fillim në ora 10:00 deri në 18:00, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, do të organizojë peticionin me kërkesën për zgjedhje të reja.

Vetëvendosje fillimisht kishte organizuar një peticion online për zgjedhje të reja.

Ndërkaq pas lirimit të masave anti-Covid, nga sot këtë do ta bëjë edhe në mënyrë fizike.

Përveç në kryeqytet ky peticion do të mund të nënshkruhet në të gjitha sheshet kryesore në të gjitha komunat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se më 9…