Më 9 qershor mbahet ankandi i shtatë i letrave me vlerë

02 qershor 2020 | 10:18

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se më 9 qershor do të mbahet ankandi i shtatë për vitin 2020.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet trevjeçar në shumën prej 30 milionē euro.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Ministria e Financave dhe Transfereve ka bërë me dije se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me zbutjen e masave kufizuese në Angli, shkollat fillore po…