Zbuten masat kufizuese në Angli, fëmijët kthehen në shkolla

02 qershor 2020 | 10:17

Me zbutjen e masave kufizuese në Angli, shkollat fillore po mirëpresin sërish nxënësit në ambientet e tyre. Fotografët shkrepën imazhet e para të rikthimit të fëmijëve në këto institucione arsimore, pas më shumë se 10 javësh mungesë.

“Kjo është më e mira për familjen tonë”, thotë një mama për median BBC pasi shoqëroi dy djemtë e saj për në kopsht. Ajo shton se nuk ka qenë aspak e lehtë të mësonte fëmijët në shtëpi. Ndërsa një tjetër mama shprehet pak e shqetësuar, por mendon se kjo është gjëja e duhur për t’u bërë.

“Kryesore është shëndeti i djalit tim. Por ai ka nevojë të ndërveprojë me shokët e tij. Ai më është lutur që të rikthehej në kopsht”, thekson Julia për BBC.

Megjithatë shkollat nuk janë rihapur në të gjithë territorin britanik. Dhe në ato që kanë hapur dyert, mësuesit theksojnë se ky është një normalitet komplet i ndryshëm nga ai i para disa muajve. Bankat janë larg me njëra-tjetrën dhe fëmijët do të kenë shumë më pak kontakt mes tyre.

Ndërkohë, qershori riktheu në Angli dhe disa lloje sportesh si garat me kuaj, dhe ato me pëllumba, në këtë të fundit ka pasur dhe spektatorë. Por sigurisht distancimi social mes tyre duhet të garantohet. Gjithashtu si pjesë e zbutjes së kufizimeve, do të lejohen dhe grumbullimet deri në 6 persona në ambient të hapur dhe publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vera nisi zyrtarisht, por sezoni turistik në Europë vazhdon të…