Bregu takohet edhe me Gërvallën, flasin për idenë e tregut të përbashkët rajonal

21 prill 2021 | 16:06

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Gjatë këtij takimi është diskutuar për progresin dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.
Ministrja Gërvalla ka njoftuar Bregun dhe përfaqësuesit e RCC-së me prioritetet e Kosovës karshi agjendës evropiane.

Ajo e ka konsideruar të vlefshme secilën përpjekje që ndihmon vendet e Ballkanit të avancojnë në këtë drejtim dhe ka theksuar se përfshirja e Kosovës mund të bëhet vetëm me një përfaqësim të barabartë të saj në të gjitha nismat.

Nga ana tjetër, Bregu ka shpjeguar idenë e tregut të përbashkët rajonal me qëllim të krijimit të një rajoni më konkurrues dhe më afër tregjeve të Bashkimit Evropian.

Më herët edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim Majlinda Bregun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Union Berlin, Leon Dajaku, ka rezultuar pozitiv në…