Bremeni shkarkon trajnerin

16 maj 2021 | 11:43

Klubi gjerman ku luan edhe Milot Rashica, Werder Bremen e ka shkarkuar trajnerin Florian Kohlfeldt.

Ky vendim i kryesisë së klubit erdhi pas humbjes 0:2 ndaj Augsburgut. Kjo u bë e ditur nga drejtori sportiv, Frank Baumann.

“Ne jemi akoma të bindur që Florian Kohfeldt është një trajner i shkëlqyeshëm, por kemi rënë dakord të bëjmë një ndryshim tjetër në mënyrë që të arrijmë përsëri rënien. Ne falënderojmë Florian për gjithçka që ai ka bërë për Werder dhe i urojmë të gjitha të mirat”, ka thënë Baumann.

Ekipi i Rashicës ka caktuar si trajner të përkohshëm, Thomas Schaaf, i cili e ka drejtuar skuadrën për disa vite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hapësira e liqenit të Marinës në Belsh është kthyer në…