
Brenda 24 orëve mblidhen mbi 2 000 nënshkrime për rritjen e pagës minimale
25 prill 2019
| 14:12
Partia Socialdemokrate (PSD) ka bërë me dije se brenda 24 orëve peticionin online për rritjen e pagës minimale e kanë nënshkruar mbi 2 000 qytetarë.
Në një konferencë për medie deputeti Frashër Krasniqi dhe zëdhënësja e PSD-së Natyra Kuçi i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë vendimin sa më parë për rritjen e pagës minimale.
Kuçi e Krasniqi kanë ftuar qytetarët që të vazhdojnë ta nënshkruajnë këtë peticion, duke e quajtur këtë formë për rritjen e presionit tek ekzekutive që të ndërmarrë hapa sa më parë.