Brenda një muaji Skenderaj do të bëhet me qendër inovative

15 korrik 2021 | 14:37

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të organizatës amerikane “World Hope” për Kosovë dhe Shqipëri, Ken Bishop, i cili është duke dhënë kontribut të madh për rininë tonë, përmes përkrahjes së tyre me trajnime të ndryshme dhe në realizim të aktiviteteve rinore.

“Keni ka një respekt të jashtëzakonshëm për shtetin dhe popullin tonë, kjo dëshmohet edhe me një rast ku djali i tij gjatë ceremonisë së diplomimit në Amerikë, krahas flamurit amerikan ka mbajtur edhe flamurin tonë kombëtar. Së fundi Keni është duke investuar në ndërtimin e qendrës inovative në komunën tonë, e cila do të përfundojë brenda një muaji dhe kështu do të jetë gati për të rinjtë e Skenderajt”, ka thënë Jashari.

Në shenjë falënderimi për përkrahjen dhënë të rinjve, kryetari Jashari i ka dhuruar Ken Bishopit stemën e komunës së Skenderajt dhe e ka siguruar se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në realizim të projekteve tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike e…