Brenda pak javësh hapen procedurat për ndërtimin e urës së re në Badovc

17 maj 2023 | 15:41

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë me dije se brenda pak javësh do të hapen procedurat për hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të urës së re në Badovc.

“Punimet në Bypass po ecin me ritme të shpejta, ku po punohet intensivisht në asfaltim, rrjedhimisht përmes kontratës së mirëmbajtjes investive ky Bypass do të jetë i asfaltuar dhe gati për lëvizje të automjeteve. Pas formimit të Komisionit Profesional nga MMPHI, është bërë vlerësimi se në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, tek ura e Badovcit, e cila njëherësh përballon një fluks të lartë lëvizjeje të automjeteve, e që për shkak të rrezikshmërisë në aspektin e sigurisë, kemi marrë vendimin që këtë urë ta mbyllim përkohësisht, deri në hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të urës së re”, ka thënë ministri Aliu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD), i ka cilësuar përndjekje politike bastisjet që…