PSD-ja i konsideron përndjekje politike bastisjet në NPB

17 maj 2023 | 15:36

Partia Socialdemokrate (PSD), i ka cilësuar përndjekje politike bastisjet që janë kryer tek ish-zyrtarët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).

Ish-aksionari i NPB, Dren Kukaj, ka thënë bastisjet janë përndjekje politike që po i bëhet atij dhe PSD-së.

Ai ka kritikuar edhe reagimin e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla për këto bastisje.

“Ministri i Punëve te Brendshme pa përfunduar aksioni thotë ka qenë aksion i suksesshëm. Çka ka të suksesshme këtu. Jam i bindur në ligjshmërinë e veprimeve. Jemi bere cak i përndjekjeve politike”, ka thënë ai, duke sqaruar se i është bastisur banesa e tij dhe shtëpia e prindërve.

“Sot më janë bastisur fillimisht shtëpia e prindërve, pastaj në banesë, kanë hyrë në banesë dhe e kanë bastisur tërë banesën. Kanë marrë 2 kompjuterë të prindërve dhe një telefon personal, pastaj e kanë bastisë banesën ku jetoj me grua dhe fëmijë, ma morën veç telefonin”, ka thënë ai.

Ndërsa kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, ka thënë se është krejtësisht e qartë që aksioni është një përndjekje politike.

“Jo rastësisht qytetarët na thonë ju jeni opozita e vetme, ata nuk kishin problem me hajni por me ata që bëjnë opozitë”, ka thënë Molliqaj në një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e dendura që kanë kapluar Italinë gjatë kësaj jave…