FIA anulon garën për Çmimin e Madh të Imolas

17 maj 2023 | 15:32

Reshjet e dendura që kanë kapluar Italinë gjatë kësaj jave ka bërë që lumi Santero, në zonën e Emilia-Romagna të dalë nga shtrati dhe të shkaktojë përmbytje të mëdha e si për rrjedhojë është anuluar dhe gara e Çmimit të Madh të Imolas, të Formula 1.

Reshjet e shiut kanë përmbytur një pjesë të madhe të pistës, por për fat të mirë nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por vetëm materiale. Vendimi i anulimi të garës u bë i ditur me anë të një komunikate në rrjetet sociale, FIA deklaroi se çmimi i Imolas nuk do të zhvillohet këtë javë, teksa nuk dihet ende nëse do të ketë një shtyrje apo jo.

“Në këtë gjendje ne nuk mund të zhvillojmë çmimin e Imolas, në këto kushte ne rrezikojmë shëndetin e tifozëve, pilotëve dhe stafit drejtues. Prandaj gara e planifikuar për këtë javë nuk do të zhvillohet”, thuhej në komunikatën e FIA. Ndërkaq, me rastin e anulimit të çmimit, fondet e mbledhura për organizimin e garës, do t’u shkojnë familjeve që janë prekur nga përmbytja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Republikan Ndërkombëtar (IR() ka publikuar të gjeturat e anketës…