Matjet e institutit amerikan: Bie ndjeshëm besimi në zyrën e Kurtit, rritet shqetësimi për korrupsionin

17 maj 2023 | 15:32

Instituti Republikan Ndërkombëtar (IR() ka publikuar të gjeturat e anketës për Kosovën, ku ka një përqindje të lartë të qytetarëve të Kosovës që mendojnë që qeveria po ec në rrugë të gabuar si dhe 44 për qind e tyre janë shprehur se qeveria nuk ka ndonjë arritje të rëndësishme, ndërkohë rritja e çmimeve dhe korrupsioni vazhdon të jetë shqetësimi kryesor.

Në drejtim të gabuar

Në matjet e opinioni publik nga organizata amerikane IRI, del që qytetarët e Kosovës mendojnë që Kosova po ec në rrugë të gabuar.

Në pyetje e tyre se a po Kosova po ec në drejtimin e duhur apo të gabuar, qytetarët e anketuar në përqindje më të lartë, janë shprehur se vendi po ec në drejtim të gabuar.

Nga 49 për qind sa ka qenë në vitin 2021, përqindja e qytetarëve që mendojnë se Kosova po shkon në drejtim të gabuar ka shkuar në 55 për qind.

Po ashtu, kështu mendojnë gati të gjitha grupmoshat e qytetarëve që janë anketuar.

Nga mosha 18 deri 35 vjeçare mendojnë 41 për qind prej tyre mendojnë që Kosova po ec në drejtim të duhur për dallim nga 54 për qind që janë përgjigjur se Kosova po ec në rrugë jo të duhur.

Edhe mosha nga 36 deri në 55 vjeçare, 58 për qind e tyre mendojnë që Kosova po ec në drejtim jo të duhur për dallim nga 37 për qind që janë shprehur se Kosova ka drejtimin e duhur.

Qytetarët që janë anketuar në Prishtinë janë në përqindje më të lartë 67 për qind që janë shprehur se Kosova po ec në drejtimin jo të duhur ndërkaq ata jashtë Prishtinë me 54 për qind, raporton “Nacionale”.

 

Dështimi më i madh i Qeverisë

Dështimi më i madh i Qeverisë sipas kësaj ankete del të jetë inflacioni.

Në pyetjen se “cili është dështimi më i rëndësishëm i qeverisë aktuale?”, 12 për qind e të anketuarave kanë thënë se është inflacioni, pasuar nga papunësia prej 6 për qind, premtimet elektorale me 5 për qind e të tjera.

Gjithashtu, që është më shqetësuese del që 44 për qind e qytetarëve mendojnë që nuk ka asnjë arritje të rëndësishme.

Në pyetjen se “cila është arritja më e rëndësishme e qeverisë aktuale?” ndër të tjera qytetarët kanë përmendur luftimin e korrupsionit me 17 për qind.

Dialogu Kosovë-Serbi me 5 për qind, ndihma financiare me 4 për qind, rritja e pagave me 3 për qind dhe luftimi i krimit me 2 për qind.

Ajo që duhet të theksohet është se qytetarë kanë shprehur një pakënaqësi në këtë pyetje pasi 25 për qind e tyre kanë refuzuar përgjigjen apo nuk e kanë ditur se cila është gjëja më e rëndësishme e qeverisë.

 

Kostoja e jetës e korrupsioni – probleme të rëndësishme

Në këtë anketë, qytetarët janë pyetur edhe se “cili është problemi më i rëndësishëm me të cilin përballet Kosova?”

Sipas kësaj anekete, del që qytetarët gjatë vitit 2021 vetëm 15 për qind e kishin përzgjedhur koston e jetesës dhe çmimet e larta.

Ndërkaq, kjo kostja e jetës e çmimet e larta në mars të vitit 2023 është rritur drastikisht.

Tash 68 për qind e qytetarëve janë shprehur se kostoja e jetës dhe çmimet e larta janë problemi më i rëndësishëm me të cilin po përballet Kosova.

Problemi i dytë me përqindje më të lartë del të jetë papunësa e cila nga 57 për qind sa ishte në vitin 2021, është rritur në 77 për qind në mars 2023.

Rritje ka pësuar edhe korrupsioni. Në vitin 2021, vetëm 8 për qind e qytetarëve kanë thënë se korrupsioni ishte problem, ndërkohë në muajin mars 2023, 29 për qind e qytetarëve janë shprehur se korrupsioni është problem i rëndësishëm.

Në këtë sondazh, theksohet se për dallim nga vitit 2021, Zyrës së Kryeministrit i ka humbur besimi edhe për 5 për qind.

Gjatë vitit 2021, 12 për qind nuk besonin fare në zyrën e kryeministrit, ndërsa në vitin 2023 është rritur në 17 për qind mosbesueshmëria në këtë zyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka…